Informata ligjore

Kushtet e përgjithshme të përdorimit të web faqes JUB

1. Hyrje
Web faqja, në vazhdim të këtij informimi, nënkupton tërë përmbajtjen e të gjitha faqeve në adresën www.jubkosova.com

2. Përmbajtja e faqeve të internetit
Të gjitha përmbajtjet, të cilat gjinden në faqen e internetit kanë kuptim informues dhe para së gjithash shërbejnë për informim. JUB do të mundohet të bëjë gjithçka që është në dorën e tij për të ofruar informata të sakta në këtë faqe. Me çrast nuk përgjigjet në rast gabimesh të rastësishme të shtypit, vonesat e mungesat që paraqiten me rastin e azhurimit të të dhënave.

3. Mbrojtja e të drejtave të autorit
Kjo web faqe është pronë ekskluzive e JUBit, për këtë shkak është e ndaluar çfarëdo keqpërdorimi i informatave, fotove, teksteve dhe informatave të tjera, të cilët janë pjesë e kësaj web faqe. E ndaluar është çfarëdo kopjimi, distribuimi apo çfarëdo përdorimi tjetër i të gjitha informatave të lartëshënuara pa njohuri dhe lejim paraprak nga JUB.

4. Mbrojtja e privatësisë
Në herën e parë të vizitës në web faqe, në kompjuterin tuaj memorizohet “cookie” të cilin ju vet mund ta largoni apo me veprimet e duhura ju mund ta parandaloni memorizimin. “Cookies” janë datoteka të cilat ndihmojnë në komunikim sa më të mirë me web faqen dhe me ndihmën e tyre, web faqe të caktuara pranojnë të dhënat tuaja personale. Është e rëndësishme të dihet se, përmes këtyre datotekave nuk është e mundur kurrsesi të vihet deri të informatat tuaja personale, të cilat janë në kompjuterin tuaj, përveç atyre që janë publike (lloji i kërkimit, lloji i sistemit operativ, etj). Të dhënat të cilat do t’i shkruani në web faqe kalojnë nëpër rrjetë të internetit në formë elektronike të pambrojtur dhe iu janë në dispozicion edhe palëve të treta. Për shkak të sigurimit të identitetit dhe privatësisë suaj, mos shkruani të dhëna personale, të cilat nuk keni dëshirë të dihen. 
 
5. Linqet e jashtme
Pjesë të web faqes sonë janë edhe linqet me web faqe të tjera të cilat nuk janë pjesë e web faqes sonë. Për përmbjatjen e atyre web faqeve të tjera ne nuk mbajmë përgjegjësi.  

6. Ndrimet e kushteve
JUB mban të drejtën e ndrimit të kushteve të përgjithshme pa paralajmërim. Ndrimet hyjnë në fuqi menjëherë pas publikimit. Për këtë shkak para çdo vizite në web faqen tonë lexoni me kujdes të drejtat dhe kushtet e përdorimit.

7. Gjykata kompetente
Për interpretim dhe të gjitha çështjet ligjore në lidhje me përdorimin e materialeve, të cilat janë të publikuara në këtë web faqe, i zbatueshëm është ekskluzivisht ligji slloven. Për zgjidhjen e kërkesave dhe mosmarrëveshjeve të lidhura me përdorimin e materialeve të lërtëpërmendura është përgjegjëse Gjykata në Lublanë.

8. Përmbyllje
Me kyqjen në web faqe jeni të vetëdishëm që jeni të njoftuar me të gjitha kushtet e lartëpërmendura.

Ju dëshirojmë vizitë të këndshme! 

JUB Design Studio do të mund t'ju ndihmojë në përzgjedhjen e ngjyrave për shtëpinë tuaj. Zgjedhni një skenë të interierit apo eksterierit dhe filloni të ngjyrosni.
Kontaktet: JUB Kosova sh.p.k., Bregu i Diellit, rr.1, llam.10, nr.1, 10000 Prishtinë, T.: +381 38 551 776, E.: jubkosova@jub.eu