"Egeo" Mermer Natyral

Përmes teknikes EGEO e arrijmë pamjen e bukur të sipërfaqës me relief të pasur, i cili përmes këndit të caktuar të vështrimit ose me rënien e ndriqimit sjell në pah sipërfaqe më të dukshme. Struktura mezi e dukshme duket jo e vërejtur, mirëpo mjaft e dukshme sikurse Mermeri Natyral EGEO. Për tekniken EGEO të thjeshtë e përdorim një nuansë të Marmorinit, derisa tek punët më të kërkueshme përdorim nuansa të ndryshme të Marmorinit, të cilat së bashku japin pamjen estetike finale.

Teknika "Egeo"
Përgatitja e sipërfaqës

Përgatitja e sipërfaqës

  1. Lyerja bazë: sipërfaqja e thatë, e fortë, pa njolla, pa vajëra dhe pa ndotje të ngjajshme. Të sigurohet njëtrajtshmëria e ngjyrës së sipërfaqes, të lyhet me ngjyrë bazë sipas nevojës, që të arrihet njëtrajtshmëri e nuancës në sipërfaqe. Të përdoret ngjyra e bardhë.
  2. Rrafshimi i sipërfaqës: Jubolin Kit (Jubolin, P25 ose P50), me mistri antikorrezive.
  3. Pastrimi nga pluhurat e sipërfaqës: Pastrimi me anë të thithjes ose me lopatë të përshtatshme.
  4. Impregnimi: Akril Emulzion (1:1).

 

Vendosja e Marmurinit

Me mistri antikorrezive. Thellësia e lyerjës është ~0,1-0,5 mm. Gjërësia e lyerjes duhet të jetë mesatarisht 0.5-1mm, në mënyrë që lyerja të rrafshohet në thellësinë e dëshiruar para tharjes "terjes". Thellësia e lëvizjeve të mistris duhet të jetë 20 - 30cm. Këndet të cilat mbesin me lëvizjen e mistrisë gati sa nuk ekzistojnë, sepse vazhdimisht i rrafshojmë. Kur të thahet lyerja e parë, mundemi të vendosim lyerjen e dytë, i cili është i ngjajshëm me të parin.

Krijimi i Strukturës

Me mistri antikorrezive. Mistrinë e pastër e lyejmë me shtresë të hollë të Marmorinit. Thellësia e Marmorinit në mistri është 0.5mm. Mistrinë e vendosim në mënyrë horizontale. Me lëvizje rrethore Marmorini i cili është i vendosur në mistri në formë të gjurmëve jo të rregullta vendosët në sipërfaqe. Me këtë rast nuk e sforcojmë dhe rrafshojmë më tepër se që duhet. Shumë herë shtresa e parë është veç e tharë kur të fillojmë me vendosjen e shtresës së dytë (në mënyrë të njejtë sikur të parën).

Finalizimi

Kur sipërfaqja është totalisht e tetur, me mistri antikorrezive i largojmë pjesët e mbetura të cilat mbesin jashtë. Këtë mund ta bëjmë me letërgrrithës (granulim 200-300), por duhet pasur kujdes që të mos rrafshohet sipërfaqja. Duhet larguar pluhuri.

Marmorine Shine

Vendosjen e Marmorin Decor Shine e bëjmë me leckë sintetike, me dy lyerje. Kur të jetë terur lyerja e fundit duhet shkelqyer me leckë të pastër sintetike. Para vendosjes Marmorin Decor Shine duhet të rrafshohet, dhe për atë pamja përfundimtare është sipërfaqe e shkëlqyer.

 

Mjetet e Punës

Mjetet e Punës

  • Rul
  • Lopatë Antikorrezive
  • Mistri e Lakuar Antikorrezive
  • Leckë Sintetike - Polipropilen 

 Material

  • Marmorin
  • Marmorin Shine
  • JUPOL Gold
  • Akrilna emulzion
  • Jubolin kit (P25, P50)
JUB Design Studio do të mund t'ju ndihmojë në përzgjedhjen e ngjyrave për shtëpinë tuaj. Zgjedhni një skenë të interierit apo eksterierit dhe filloni të ngjyrosni.
Kontaktet: JUB Kosova sh.p.k., Bregu i Diellit, rr.1, llam.10, nr.1, 10000 Prishtinë, T.: +381 38 551 776, E.: jubkosova@jub.eu