Lyerja rinovuese e fasadës

Kemi dëshirë ta freskojmë ngjyrën e fasadës së shtëpisë ku jetojmë. Muret e shtëpisë janë të ndërtuara nga blloqet e betonit, në të cilat mure para 20 vjetësh është vendosur termoizolimi i fasadës. Nga ai moment në pjesën veriore të mureve të shtëpisë janë paraqitur alga të gjelbërta, të cilat e kanë prishur pamjen e shtëpisë, si dhe fasada pothuajse është shpëlarë nga reshjet. Ju lusim për këshillë, si t'i largojmë algat si dhe çfarë ngjyre të përdorim për rilyerjen e fasadës?

Përgjigje

Algat dhe mykun i zhdukim me mjetin e JUB-it për zhdukjen e algave dhe mykut që është Algicid me dy shtresa me ndërprerje 8-12 orë. Hapi i ardhshëm është lyrja me lyerës themelor para ngjyrosjes. Rekomandojmë ngjyrën mikroarmuese të fasadës Revitalcolor AG apo Revitalcolor silicon, e cila si plotësim e pengon rritjen e algave dhe mykut si dhe ka ujërezistueshmëri më të mirë. Nëse lyeni me ngjyrën e fasadës Revitalcolor AG , përdorni lyerësin themelor Akril emulsion, të holluar me ujë 1:1 dhe pritni që lyerësi themelor të jetë i thatë në prekje (ca. 4-6 orë). Në rast se ngyrosni me me ngjyrën Revitalcolor silicon, përdorni lyerësin themelor Siliconprimer, të holluar me ujë 1:1. Pritni gjerë sa lyerësi themelor të jetë i tharë, ca. 4-6 orë.

 

JUB Design Studio do të mund t'ju ndihmojë në përzgjedhjen e ngjyrave për shtëpinë tuaj. Zgjedhni një skenë të interierit apo eksterierit dhe filloni të ngjyrosni.
Kontaktet: JUB Kosova sh.p.k., Bregu i Diellit, rr.1, llam.10, nr.1, 10000 Prishtinë, T.: +381 38 551 776, E.: jubkosova@jub.eu