Sanimi i sipërfaqeve të brendshme me rast të vërshimeve

Në rast vërshimesh, si t'i sanoj dëmtimet në sipërfaqet e mureve të brendshme?

Përgjigje

Mënyra e sanimit të sipërfaqeve të mureve të brendshme të cilat janë dëmtuar nga vërshimet, varet nga lloji dhe niveli i dëmtimit. Problem të veçantë paraqesin sipërfaqet të cilat kanë qenë gjatë të mbuluara me ujë, të ndotura nga vajra të ndryshëm, nga ujrat e zeza apo substancat e rrezikshme toksike dhe të tjera. Sanimi i këtyre sipërfaqeve kërkon më shumë punë.

Me rastin e rilyerjes së mureve e tavaneve në sipërfaqet e brendshme ku ballafaqohemi me llojllojshmëri njollash me pasojë nga përmbytjet, është e nevojshme përgatitja paraprake e bazës për lyerje. Shumica e njollave janë hidrofilike që do të thotë se ato janë të tretshme në ngjyrat me bazë uji apo në lyerësit themelor. Përderisa njollat e thata është jashtzakonisht vështirë të mënjanohen. Në kontakt me ujin substancat treten në shtresën e ngjyrës me bazë uji, që shkakton zhvendosjen e njollave në tërë shtresën e re të ngjyrës, të cilat mbesin të dukshme edhe pas tharjes,  pa marrë parasysh që ato tentojmë t'i mbulojmë me shtresa të ngjyrës.

Mënyra e sanimit të njollave në sipërfaqet e mureve të brendshme, të cilat nuk janë të kontaminuara nga vajrat e ndryshëm:

Pastrimi, dezinfektimi dhe tharja

  • Sipërfaqet e brendshme së pari i pastrojmë mirë. Ndytësirat i pastrojmë me një leckë të lagur me ujë të nxehtë e me pastrues universal shtëpiak, ndërsa njollat që nuk hiqen mund t'i menjanojmë edhe me fërkim me një furçë të butë. Sipërfaqet e pastruara mund t'i shpëlajmë me ujë të pastër.

  • Dezinfektimin e sipërfaqes, e cila ka qenë e vërshuar nga ujrat fekale duhet dizinfektuar sipas udhëzimeve të shërbimeve sanitare.

  • Tharja e sipërfaqeve bëhet më së miri dhe më së shpejti përmes ajrosjes apo ngrohjes së hapësirave. Të gjithë hapat e mëtutjeshëm të sanimit mund të bëhen vetëm pasi të arrijë lagështia e mureve nën 5%.

  • Kriprat të cilët mbesin në sipërfaqe pas tharjes, mënjanohen me furçë.

Sanimi

  • Largimi i shtresave të plasaritura apo shtresave të ngjyrës apo masës rrafshuese që nuk janë lidhur mirë në mur të bëhet me mistri, sipas nevojës atë sipërfaqe mund ta gërryejmë (më e përshtatshme është letër gërryrëse nr. 80-120).

  • Vuarja në vepër e masës rrafshuese dhe lyerësit themelor: sipërfaqet e pastruara dhe të thara në vendet e dëmtuara i sanojmë me masë rrafshuese. Përzgjedhja e masës rrafshuese bëhet varësisht nga shtresat dhe thellësia e dëmtuar, (thellësitë (deri në 5cm) i mbushim me masë rrafshuese Hobi Kit apo Nivelin reparatur, dëmtimet në sipërfaqe më të mëdha por me thellësi më të vogël (thellësi deri në 3cm) e rrafshojmë me Jubolin apo Jubolin P-25, thellësitë më të vogla (deri 3mm) me Jubolin reparatur.

  • Bllokimi i njollave: rekomandojmë lyerjen në një ose dy shtresë (në raste të veçanta 3 shtresa) me ngjyrën për mure të brendshme JUPOL Block; kjo ngjyrë në shumicën e rasteve që në shtresën e parë lidhë shumicën e substancave lehtë dhe shpejt të tretshme, si dhe neutralizon njollat e yndyrshme më pak intenzive.

  • Ngjyrosja dekorative: JUPOL Block është e përshtatshme edhe si njgyrë përfundimtare në sipërfaqet sanuese të mureve të brendshme, nëse dëshirojmë nuancë të bardhë  apo pastele. Por nëse dëshirojmë nuanca më intenzive rekomandojmë si shtresë përfundimtare lyerjen me JUPOL Gold, të cilën e nuancojmë me më shumë se 10.000 nuanca dhe të cilën mund ta nuanconi në cilën do qendër JUMIX  të JUB-it në tërë Kosovën.  

Programi JUB Home painter ju lehtëson përzgjedhjen e ngjyrave dhe teksturave në tipet e dhëna si shembuj.
Kontaktet: JUB Kosova sh.p.k., Bregu i Diellit, rr.1, llam.10, nr.1, 10000 Prishtinë, T.: +381 38 551 776, E.: jubkosova@jub.eu