Ngjyrosja e mureve të brendshme
Ju prezentojmë produktet në sistem, të cilat ofrojnë zgjidhje optimale për ngjyrosjen e sipërfaqeve të mureve të brendshme.
Përshkrimi i problemit/zgjidhja |
Mënyra më e mirë e përdorimit të sistemit - hap pas hapi |
Informata shtesë/udhëzime |
---|---|---|
Ngjyrosja e parë e sipërfaqeve të mureve të brendshme |
Lyrësi themelor: 1x Akril emulzija
Rrafshimi i sipërfaqeve të mureve: Jubolin P-50 (apo: Jubolin, Jubolin P-25, Nivelin)
Shtresa përfundimtare: 2x JUPOL Classic (apo: 2x JUPOL Gold, 1-2x JUPOL Brilliant, 1-2x JUPOL Trend, 1-2x JUPOL Junior, 1-2x JUPOL Latex) |
Gjenerata e re e JUPOL Classic mundëson, që me 15 l të ngjyrosni deri 100 m2. Në vitin 2014 në Sllonevi, JUPOL për 7 vite me radhë ka fituar çmimin »Trusted Brand«, në vitin 2014 JUPOL Classic krenohet me titullin »Produkt leta/Produkt i vitit«. |
Ri-ngjyrosja e sipërfaqeve të mureve të brendshme |
Përgatitja e sipërfaqes: nevojitet të menjanohen/largohen të gjitha shtresat e ngjyrës që nuk janë të lidhura mire me bazën, si dhe të përmirësohen dëmtimet në sipërfaqe
Lyrësi themelor: 1x Akril emulzija
Rrafshimi i sipërfaqeve të mureve: Jubolin P-50 (apo:Jubolin, Jubolin P-25, Nivelin)
Shtresa përfundimtare: 2x JUPOL Gold (rekomandojmë poashtu: 1-2x JUPOL Brilliant, 2x JUPOL Classic, 1-2x JUPOL Trend, 1-2x JUPOL Latex) |
JUPOLGold është në dispozicion në më shumë se 10.000 nuanca të ngjyrave (në JUMIX qendrër e nuancimit).
Nëse dëshironi të përfundoni punë shpejtë, mund të vendosni të përdorni ngjyrën e jashtzakonshme për mure të brendshme JUPOL Brilliant, e cila mbulon në një shtresë. |
Ngjyrosja e dhomave të fëmijëve |
Lyrësi themelor: 1x Akril emulzija
Rrafshimi i sipërfaqeve të mureve: Jubolin P-50 (apo:Jubolin, Jubolin P-25, Nivelin)
Shtresa përfundimtare: 1-2x JUPOL Junior |
JUPOL Junior është ngjyra e parë në tregun slloven, e cila e ka fituar certifikatën europiane për ekologji.
Barva JUPOL Junior është në dispozicion në 6 nuanca të gjalla të ngjyrës, të zgjedhura posaqërisht për dhomat e fëmijëve.
Në rast se ngjyrosni mure të cilat janë me ngjitës apo shumë të zhlyera, rekomandojmë të përzgjedhni JUPOL Strong. Kjo është ngjyrë e kualitetit superior, e cila është 10 herë më e qëndrueshme se ngjyrat e zakonshme ndaj dëmtimeve mekanike si dhe ka afësi larëse 10 herë më të madhe se ngyrat e zakonshme për mure. |
Ngjyrosja e sipërfaqeve të mureve në kuzhina e banjo që i ekspozohen lagështisë |
Mbrojtja shtesë nga algat dhe myshqet: Algicid për sanim, Jubocid për parandalim
Lyrësi themelor: 1x Akril emulzija
Rrafshimi i sipërfaqeve të mureve: Jubolin P-50 (apo:Jubolin, Jubolin P-25, Nivelin)
Shtresa përfundimtare: 1-2x JUPOL Citro (apo:1-2x JUPOL Latex me shtesë të Jubocid-it) |
JUPOL Citro është ngjyrë për mure të brendshme, e cila posaqërisht mbron muret nga myku.
Me shtesën e shpërbërësit fungicid pa ngjyrë Jubocid, në ngjyrat e brendshme të grupit JUPOL, posaqërisht parandalojmë apo e zgjasim kohës e paraqetjes së mykut të murit dhe mikro organizmave të tjerë. Për dozim respektoni udhëzimet në paketim. |
Ngjyrosja e mureve të brendshme shumë të ngarkuara |
Lyrësi themelor: 1x Jukol
Rrafshimi i sipërfaqeve të mureve: Jubolin P-50 (apo: Jubolin, Jubolin P-25, Nivelin)
Shtresa përfundimtare: 1-2x JUPOL Strong |
Ngjyra JUPOL Strong është 10 herë më e qëndrueshme në larje dhe në dëmtime mekanike në krahasim me ngjyrat e zakonshme. Mundëson larjen e filmit të ngjyrës me detergjente të zakonshme për heqjen e njollave të: kafes, ketchap-it, mustardit, buzëkuqit, çajit, lëngut, veres, ngjyrave permanente për vizatime...
Në rast se dëshironi ngjyrë e cila lahet por që ka shkëlqim më shumë, atëherë ju rekomandojmë ngjyrën JUPOL Latex saten. |