Kushtet e përgjithshme të pjesëmarrjes në programin e bonitetit JUB Profi Club dhe kushtet e përgjithshme të punës së aplikacionit mobil JUB Profi Club
1. Pjesëmarrja në programin e bonitetit JUB Profi Club
- JUB Profi Club është një program lojaliteti i dedikuar për përdoruesit profesionistë të produkteve JUB. Për të marrë pjesë në JUB Profi Club, subjekti duhet të jetë person juridik ose ndërmarrës individual (s.p.) me seli në Kosovë.
- JUB Profi Club nuk ka karakteristika të lojës shpërblyese apo argëtimit. Çdo anëtar që plotëson kushtet, fiton të drejtën për të shfrytëzuar benefitet e JUB Profi Club.
- Për të marrë pjesë në JUB Profi Club, përdoruesi duhet të instalojë aplikacionin mobil. Përdoruesi mund ta shkarkojë aplikacionin mobil JUB Profi Club përmes dyqaneve të aplikacioneve (App Store/Play Store) sipas kushteve që këto dyqane përcaktojnë. Aplikacionin mobil mund ta përdorin të gjithë ata që kanë një pajisje komunikimi të përshtatshme (smartphone ose tablet me sistem operativ përkatës - Android versioni 7.0 e tutje ose sistem operativ iOS 15.1 ose më të ri).
- Për instalimin e suksesshëm të aplikacionit JUB Profi Club kërkohet regjistrimi. Gjatë regjistrimit është e nevojshme të jepen të dhënat e mëposhtme: emri i personit juridik, adresa e personit juridik, numri fiskal (PIB), e-mail-i i personit juridik dhe telefoni i kontaktit i personit juridik. Çdo pjesëmarrës mban përgjegjësi vetë për saktësinë e të dhënave.
- Anëtarët e programit të lojalitetit JUB Profi Club mund të përfitojnë benefite gjatë blerjes së produkteve JUB që mbajnë një kod unik QR. Çdo kod i përdorur sjell një numër të caktuar pikësh lojaliteti. Pikët e lojalitetit anëtari i shton vetë në aplikacion duke skanuar kodin unik QR mbi produkt.
- Produktet që nuk kanë kod QR nuk janë të përfshira në programin e lojalitetit.
- Produktet dhe benefitet mund të pësojnë ndryshime. Për risitë dhe ndryshimet, JUB i njofton anëtarët përmes e-mail-it të dhënë gjatë regjistrimit, si dhe ato janë të disponueshme në faqen e internetit www.jubkosova.com.
- Çdo kod QR mund të përdoret vetëm një herë, pastaj bëhet i pavlefshëm. Çdo anëtar i JUB Profi Club është i detyruar që para blerjes së produktit të përfshirë në sistemin e lojalitetit, të sigurohet nëse produkti është i pajisur me kodin përkatës QR dhe nëse folia nën të cilën gjendet kodi unik QR është e padëmtuar dhe e papërdorur.
- Marrja e shpërblimeve është e mundur me postë ose personalisht. Për mënyrën e marrjes, JUB do të merret vesh me përdoruesit përmes të dhënave të kontaktit (e-mail ose telefon) që përdoruesi ka dhënë gjatë regjistrimit. Në rast të dërgimit me postë, shpenzimet e postës i mbulon JUB.
- Anëtari i klubit duhet që para tërheqjes së shpërblimit, me kërkesë të JUB-it, të dorëzojë faturat përkatëse me të cilat dëshmon blerjen e produkteve për të cilat ka marrë pikët e lojalitetit. Nëse kjo nuk bëhet brenda afatit të përcaktuar nga JUB, të gjitha pikët e grumbulluara i fshihen pa njoftim shtesë dhe shpërblimi nuk njihet.
- Anëtari i programit të lojalitetit JUB Profi Club është përgjegjës për shfrytëzimin e avantazheve brenda afatit të publikuar dhe për benefitet e ofruara. Benefitet e papërdorura nga programi JUB Profi Club nuk mund të ndërrohen me benefite të tjera që nuk janë pjesë e programit, apo me para.
2. Kushtet e Përgjithshme të Përdorimit të aplikacionit mobil JUB Profi Club
- Aplikacioni mobil JUB Profi Club (në vazhdim: aplikacioni mobil) është në pronësi ekskluzive të shoqërisë JUB d.o.o., Slloveni. Organizatori i programit në tregun e Kosovës është JUB Kosova sh.p.k
- Funksionet e aplikacionit mobil në versionet Android 7.0 dhe iOS 15.1 janë evidentimi i kodeve QR të skanuara, publikimi i përfitimeve aktuale dhe lokalizimi i pikave të JUB Profi Club në territorin e Evropës.
- Përdoruesi mund ta shkarkojë aplikacionin mobil JUB Profi Club përmes dyqaneve të aplikacioneve celulare sipas kushteve që përcaktojnë ato dyqane.
- Aplikacionin mobil mund ta përdorin të gjithë ata që kanë një pajisje komunikimi të përshtatshme (smartfon ose tablet me sistem operativ përkatës– Android versioni 7.0 e tutje ose sistemi operativ iOS 15.1 ose më i ri), si dhe lidhje WiFi ose sinjal GSM/3G/4G.
- Aplikacioni nuk punon në sistemin operativ Windows për smartfonë. Pajisja e komunikimit nuk është pjesë e programit të bonitetit JUB Profi Club; atë duhet ta sigurojë vetë përdoruesi.
- Përdorimi i aplikacionit mobil është i mundur nga data 01.04.2026.
- Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Informacionet dhe materialet në aplikacionin mobil JUB Profi Club janë të mbrojtura me të drejtat e pronësisë intelektuale të pronarit të aplikacionit.
- Aplikacioni mobil është falas, ndërsa përdoruesi ngarkohet me shpenzimet e transferimit të të dhënave, të cilat llogariten sipas çmimores valide të operatorit celular me të cilin përdoruesi ka kontratë ose marrëdhënie tjetër.
- Anëtari i Programit ka të drejtë t'i shfrytëzojë pikët e mbledhura brenda afatit prej 3 (tri) vitesh nga dita e fitimit të tyre. Pas kalimit të këtij afati, JUB rezervon të drejtën të fshijë të gjitha pikët që janë fituar para më shumë se tre viteve. Fshirja e pikëve të vjetruara, si rregull, bëhet pas përfundimit të vitit afarist.
- JUB rezervon të drejtën të pamundësojë qasjen në aplikacion dhe të fshijë të gjitha pikët për përdoruesit që kanë dhënë të dhëna të pasakta ose të rreme, si dhe për përdoruesit që nuk i plotësojnë kriteret për pjesëmarrje në program (për shembull, konsumatorët që paraqiten rrejshëm si subjekte biznesi).
3. Kufizimi i përgjegjësisë
- JUB do të përpiqet me mirëbesim dhe sipas mundësive të veta të kujdeset për funksionimin optimal të aplikacionit mobil. Megjithatë, ai nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi dhe nuk garanton për funksionimin e tij të papenguar.
- Të gjithë përdoruesit e përdorin aplikacionin mobil në përgjegjësinë e tyre. As pronari i aplikacionit mobil, as ndonjë person tjetër fizik ose juridik që ka marrë pjesë në krijimin, zanafillën dhe prodhimin e aplikacionit mobil JUB Profi Club, ose që ende merr pjesë në përditësimin me informacione dhe materiale të reja, nuk mban përgjegjësi për asnjë dëm që mund të rrjedhë ose të jetë në lidhje me qasjen, përdorimin ose pamundësinë e përdorimit të informacioneve dhe materialeve në aplikacionin mobil JUB Profi Club, apo për çfarëdo gabimi ose mangësie në përmbajtjen e tyre.
- JUB nuk mban përgjegjësi për asnjë dëmtim të pajisjeve kompjuterike (përfshirë dëmtimet e shkaktuara nga viruset), telefonave mobilë ose çdo aplikacioni tjetër përmes të cilit qaset në aplikacionin mobil, e që mund të shkaktohet nga ose gjatë përdorimit të aplikacionit mobil. Në të ardhmen, JUB gjithashtu nuk përgjigjet për asnjë dëm që mund të shkaktohet nga përdorimi ose pamundësia e përdorimit të aplikacionit mobil.
- JUB do të angazhohet për saktësinë, përditësimin dhe vërtetësinë e të dhënave të mbledhura në aplikacionin mobil, por në lidhje me këtë nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi.
- JUB rezervon të drejtën e ndryshimit të kushteve të pjesëmarrjes në JUB Profi Club. Të gjitha ndryshimet e mundshme të kushteve JUB do t'i publikojë në faqen e internetit www.jubkosova.com.
- JUB gëzon të drejtën e mbylljes së JUB Profi Club-it ose zëvendësimit të tij me ndonjë program tjetër, në çdo kohë dhe pa dhënë arsye. Pas mbylljes së JUB Profi Club-it, anëtarësia ndërpritet automatikisht dhe anëtari do të njoftohet për këtë me shkrim.
- Mbyllja ose zëvendësimi i JUB Profi Club-it nuk përbën bazë të vlefshme për të drejtën e kërkimit të dëmshpërblimit nga ana e anëtarëve të tij.
- Në rast të përdorimit të palejuar të aplikacionit mobil, përkatësisht çfarëdo keqpërdorimi, JUB ka të drejtë të zbatojë të gjitha masat për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të veta ose mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të përdoruesve të tjerë.
4. Mbrojtja e të dhënave
- Anëtari i JUB Profi Club-it është i njoftuar se Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) nuk përfshin përpunimin e të dhënave personale në lidhje me personat juridikë dhe pronësinë e shoqërive të themeluara si persona juridikë, duke përfshirë emrin dhe formën, si dhe të dhënat e kontaktit të personit juridik. Prandaj, GDPR dhe Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale nuk janë të aplikueshëm në këtë raport konkret.
- Me anëtarësimin në JUB Profi Club, anëtari i jep leje të shprehur JUB-it që të dhënat e tij të kontaktit t'i përdorë për qëllime të identifikimit të anëtarëve, dërgimin e njoftimeve në lidhje me programin, si dhe për dërgimin e shpërblimeve të fituara në programin e bonitetit JUB Profi Club. Po ashtu, të dhënat mund të përdoren kohë pas kohe për dërgimin e informacioneve të tjera mbi produktet dhe ofertat e JUB-it, të cilat mund të jenë interesante për anëtarët.
5. Të drejtat e pronësisë intelektuale
- Të gjitha të dhënat dhe imazhet në aplikacionin mobil janë objekt i mbrojtjes së të drejtës së autorit ose mbrojtjes tjetër të pronësisë industriale, ato janë të mbrojtura në përputhje me Ligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta dhe ligjet e tjera në fuqi.
- JUB nuk transferon te përdoruesi asnjë të drejtë autori apo të drejtë tjetër të pronësisë intelektuale në lidhje me aplikacionin mobil (ndër të tjera, as të drejtat e përdorimit të markës tregtare, logos, emrit). Përdoruesit i jepet vetëm e drejta e patransferueshme e përdorimit të aplikacionit mobil ekskluzivisht në pajisjen e tij celulare, në mënyrën, fushëveprimin dhe sipas kushteve të përcaktuara në këto Kushte të Përgjithshme të përdorimit..
- Çdo përdorues është i detyruar ta përdorë aplikacionin JUB Profi Club në mënyrë të rregullt dhe t'i respektojë dispozitat e kësaj rregulloreje. Në rast të mosrespektimit të rregullave, JUB rezervon të drejtën e përjashtimit të përdoruesit nga JUB Profi Club, pa mundësi ankese.
6. Vlefshmëria dhe ndryshimi i kushteve të përgjithshme
- Çdo anëtar me regjistrimin e tij në JUB Profi Club deklaron se i ka lexuar dhe kuptuar dispozitat e kësaj rregulloreje dhe se i pranon ato në tërësi.
- Kushtet e përgjithshme hyjnë në fuqi ditën e publikimit të tyre në faqen e internetit www.jubkosova.com
- Kushtet e përgjithshme të përdorimit janë të vlefshme për të gjithë përdoruesit që instalojnë ose përdorin aplikacionin mobil në pajisjen e tyre.
- JUB rezervon të drejtën e ndryshimit ose plotësimit të kushteve të përgjithshme dhe njofton përdoruesit për këtë përmes faqes www.jubkosova.com.
- Kushtet e përgjithshme të ndryshuara hyjnë në fuqi në ditën e publikimit të kushteve të përgjithshme në faqen e internetit www.jubkosova.com, përveç nëse në kushtet e përgjithshme të ndryshuara nuk është përcaktuar ndonjë afat tjetër për hyrjen në fuqi të tyre.
- ër këtë arsye, ju rekomandojmë që ta lexoni me kujdes këtë njoftim ligjor, si dhe të njoftoheni me përmbajtjen aktuale, në mënyrë që të parandaloni vështirësitë e mundshme që mund të rrjedhin nga përdorimi i aplikacionit mobil ose i përmbajtjes së tij.
- Nëse përdoruesi nuk pajtohet me ndryshimet, ai është i detyruar të ndërpresë menjëherë përdorimin e aplikacionit dhe ta fshijë atë nga pajisja. Nëse përdoruesi nuk e fshin aplikacionin dhe vazhdon ta përdorë atë, konsiderohet se pajtohet me ndryshimet dhe plotësimet e Kushteve të Përgjithshme të përdorimit.
- Për të gjitha mosmarrëveshjet që rrjedhin nga përdorimi i aplikacionit mobil dhe këtyre kushteve, kompetente është Gjykata Komerciale në Prishtinë.
- Pas shkarkimit të aplikacionit mobil, përdoruesi njoftohet me përmbajtjen e kushteve dhe pajtohet me to. Shoqëria JUB d.o.o., ka të drejtë të ndryshojë kushtet e përgjithshme. Çdo ndryshim do të publikohet në faqen e internetit www.jubkosova.com.
JUB Kosova sh.p.k , mars 2026
