JUB Profi Club në misionin e përsosmërisë
Ju ftojmë me kënaqësi që të na bashkoheni në programin shpërblyes JUB Profi Club, i cili është i dedikuar për ju, përdoruesit profesionistë – ekzekutuesit.
Shumë prej jush prej vitesh përdorin zgjidhjet dhe produktet tona, duke krijuar së bashku kushte për një qëndrim cilësor të klientëve tuaj. Të tjerë sapo kanë nisur rrugën e tyre profesionale dhe janë në kërkim të një partneri të besueshëm. Ne jemi këtu – për ju! Prej më shumë se 150 vitesh synojmë kënaqësitë tuaja. JUB Profi Club e kemi themeluar sepse vlerësojmë besimin dhe besnikërinë tuaj ndaj produkteve tona. Duke marrë pjesë në JUB Profi Club dhe duke blerë produktet tona, ju fitoni mundësinë të siguroni shpërbilme shtesë për veten, për ekipin dhe për punën tuaj. Shpresojmë që përpjekjet tona t’ju ndihmojnë të arrini edhe objektivat tuaja profesionale.
Çfarë është JUB Profi Club dhe çfarë përfitoni duke marrë pjesë në të?
JUB Profi Club është një program shpërblyes, i cili zhvillohet përmes aplikacionit mobil me të njëjtin emër. Të gjithë ata që regjistrohen në JUB Profi Club, mund të mbledhin pikë shpërblyese duke blerë produkte të përzgjedhura përmes aplikacionit, të cilat ju sjellin shpërblime cilësore dhe të dobishme.
Kujt i dedikohet JUB Profi Club?
JUB Profi Club i dedikohet përdoruesve profesionistë – ekzekutuesve, të cilët kanë një veprimtari të regjistruar (person juridik ose sipërmarrës i pavarur – s.p.), me seli në Kosovë.
Si mund të bëheni anëtar i JUB Profi Club?
Nevojiten vetëm tre hapa:
- Nga dyqanet online Google Play ose App Store, në telefonin tuaj inteligjent instaloni aplikacionin »JUB Profi Club«.
- Regjistrohuni dhe konfirmoni regjistrimin përmes linkut të marrë.
- Hyni në aplikacion dhe filloni të skanoni QR kodet dhe të grumbulloni pikët shpërblyese!
Produktet që sjellin pikë shpërblyese:
Në fillim të programit, në programin shpërblyes janë përfshirë produktet e mëposhtme:
Informacionet mbi produktet aktuale, të përfshira në programin shpërblyes JUB Profi Club, mund t’i gjeni në faqen e internet www.jubproficlub.eu. Për risitë dhe ndryshimet, anëtarët e JUB Profi Club do të informohen rregullisht përmes e-mailit që kanë dhënë gjatë regjistrimit në JUB Profi Club.
Produktet e përfshira në programin shpërblyes dhe numri i pikëve që sjell secili produkt përcaktohen nga JUB dhe mund të ndryshohen.
Si të mblidhen pikët në aplikacion?
Mbledhja e pikëve të shpërblimit bëhet në mënyrë të thjeshtë – duke skanuar QR kodin unik, të cilin mund ta gjeni në ngjitësen mbi kapakun e produktit.
Hapat për evidentimin e pikëve të shpërblimit:
- Hiqni folien mbrojtëse nën të cilën gjendet QR kodi unik.
- Me skanerin në aplikacion lexoni QR kodin.
- Aplikacioni do të njohë automatikisht numrin e pikëve që keni fituar me blerjen dhe do t’i shtojë në llogarinë tuaj.
Kaq është – thjesht dhe shpejt!
E rëndësishme: Çdo QR kod përdoret vetëm një herë dhe më pas nuk vlen më. Prandaj, para se të blini një produkt që është pjesë e programit të pikëve shpërblyese, kontrolloni që folia që mbulon QR kodin unik të mos jetë e dëmtuar.
Cilat janë shpërblimet?
Tërheqëse dhe praktike, sigurisht!
Lista e shpërblimeve aktuale mund të gjendet në faqen www.jubproficlub.eu dhe në aplikacion.
Shpërblimet vlejnë për një periudhë të kufizuar, ndaj mos vononi t’i merrni
Si të rimbursoni pikët e bonitetit?
Pasi të keni mbledhur numrin e nevojshëm të pikëve për shpërblimin e zgjedhur, mund t’i rimbursoni përmes aplikacionit.
Pas marrjes së shpërblimit, sistemi do t’Ju heqë automatikisht pikët e përdorura.
Shpërblimin do ta merrni brenda 30 ditëve nga momenti i rimbursimit, personalisht ose me postë.
Doni të merrni pjesë si ekip?
Nëse keni një ekip të madh, secili mund të mbledhë pikë nga telefoni i tij, por të gjitha pikët do të shkojnë në të njëjtën llogari. Regjistrimin e bën vetëm një person, i cili vendos emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin. Të tjerët thjesht instalojnë aplikacionin në telefonin e tyre dhe përdorin të dhënat e hyrjes të përcaktuara nga përdoruesi i regjistruar.
Kombinimi i pikëve të shpërblimit ndërmjet llogarive të ndryshme të përdoruesve nuk është i mundur.
Kush regjistrohet më herët, merr pikë shtesë!
+ 50 pikë FALAS për regjistrimin e kryer
Të gjithë ata që shkarkojnë aplikacionin dhe bëhet pjesë e programit JUB Profi Club deri më 31 dhjetor 2026, fitoinë 50 pikë
Nëse keni pyetje të tjera?
Na telefononi në +383 44 229 929 ose na shkruani në [email protected].
Për të qenë gjithmonë të informuar me kohë për çdo gjë që përgatisim për Ju, vizitoni rregullisht faqen tonë www.jubproficlub.eu.
Kushtet e përgjithshme të pjesëmarrjes në programin JUB Profi Club dhe kushtet e përdorimit të aplikacionit mobil mund t’i gjeni në faqen [email protected].
